AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi zbulon çfarë tha Dumani në mbledhje: Ahmetaj ka tentuar të prishë prova dhe intimidimin e dëshmitarëve! PS po i jep kohë

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar se ca ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Bardhi tha se Dumani ka deklrauar se Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Bardhi tha se PS po i jep kohë Ahmetajt dhe po bëhen bashkëpunëtore në krim.

“Zonja kryetare ju dhe një anëtar e Këshillit të mandateve jemi dëshmitar që SPAK gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, të prishë prova, ju po bëheni bashkëpunëtorë që të prishë provat, të negociojë me Ramën të fshehur prova. Në keni shprehur vullnet për ti hequr mandatin, s’ka asnjë arsye për ti hequr mandatin. Është ajo që tha dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e rij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dh eprok kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com