“Ahmetaj u informua”, Berisha zbardh ‘prapaskenat’: U arratis nga Kakavija, po negocion me kushte me Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur ‘prapaskenat’ e arratisjes sipas tij të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga vendi, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.
Sipas tij, Rama duhet të thirret në mocion me debat në Kuvend ku duhet të japë llogari për këtë ngjarje. Berisha tha se Ahmetaj u largua nga Kakavija, ndërsa shtoi se po negocion me Ramën.
“Java kishte si ngjarjen më të jashtëzakonshme, arratisjen e Arben Ahmetajt. Arratiset njeriu që nga viti 2013, për të paktën tetë vite ose nëntë vite, ishte superministri, por edhe zëvendëskryeministri për një periudhë të tërë, i qeverisë së Edi Ramës. Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet. Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer. E kursyer sepse Arben Ahmetaj, pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, të cilët janë në binom, sepse Sekretari i Përgjithshëm nuk ka fuqinë, por te Edi Rrama janë binom i pandarë, Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor pas atyre në aferën e korrupsionit. Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur. Ky person, me kompaninë e tij Hermes, dhe, në bindjen time absolute me të punësuar të paktën Zoton, por shumë më thonë edhe Mërtirin, me kompaninë Hermes i vodhi Albtelekomit 11 miliardë impulse. 13 milionë euro dhe ia mbathi në Rumani duke kërkuar azil politik.
Pastaj zgjidhi punë se kontrollonin prokurorinë dhe u kthye dhe u bë ministër. Por, afera e inceneratorëve, në rrafshin proceduror, është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore, se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij, funksionuan si organizatë kriminale. E vërteta është se nga viti 2014 gjer në krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, u bënë qindra denoncime. Por komisioni faktoi përfundimisht se kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar, veprimtari që fillonte me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, të cilët në kundërshtim me ligjin dhe shkresën e Eduart Merkajt, drejtorit të APP, se procedura e negociatës së mbyllur nuk ekziston, është antiligjore, Edi Rama pavarësisht nga kjo me Agaçin vendos firmën. Ky moment, të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë, nuk ekzonoron, nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një ligj që thotë se edhe policit, edhe oficerit, mos zbato kurrë urdhra që janë në zbatim me ligjin. Këta tani i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Njëra nga ata që ka zbatuar këto urdhra dhe që përpiqet të hapë fjalë poshtë e përpjetë se nuk jam i përzier, është Arben Ahmetaj. Pse është Arben Ahmetaj? Nuk ka kontratë shteti që nuk shkon në Ministri të Financave me detyrim. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të protestojë, të kundërshtojë një kontratë të paligjshme.
Por ky i shihte si anash dhe i shtynte. Ndaj dhe nuk ka dyshim se përgjegjësi kryesor është Edi Rama në këtë aferë. Tenderi i mbyllur është i paligjshëm. Por Edi Rama me Agaçin e tij e firmosën. Megjithatë, secili nga ata që ka firmosur nën ta, ka pasur detyrë ta kundërshtojë dhe jo ta firmosë.
Kështu që askush nuk mund të lajë duart, aq më pak Arben Ahmetaj që çau dhe ia mbathi.4 orë para se shkresa të dilte nga Prokuroria u informua Ahmetaj dhe u gjet në Kakavijë dhe u vërsul atij. Preu biletë për në Itali, për të dezinformuar dhe ia mbathi në Kakavijë. Thuhet se po negocion me Ramën. Arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale.”, tha Berisha.
Fraksion.com