AktualitetPolitikëTë fundit

Salianji: Skemë korruptive, të përfshirë ish ministra, dy kryetarë bashkie sot në detyrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve për rastin e Arben Ahmetajt ditën e sotme.

Salianji është shprehur se ky rast ka shpërfaqur një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë.

Ai pohoi se ndër emrat e përmendur është edhe ai i Damian Gjiknurit, ndërsa shtoi se të përfshirë janë edhe shumë zyrtarë e funksionarë të lartë të mazhorancës dhe qeverisë.

Salianji ka shtuar se sa i takon shqyrtimit të kërkesës, Partia Socialiste ka votuar që kjo të ndodhë ditën e hënë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës shpresojnë për ditën e nesërme.

“Personi në hetim nuk është në Shqipëri. Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë dhe të publikut një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë dhe dhjetëra persona deputetë aktualë të PS, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë janë përfshirë po njësoj në korrupsion. Për këtë arsye Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar. Është përmendur edhe emri që thoni ju, ashtu si dhjetëra të tjerë që janë edhe kryebashkiakë dhe funksionarë të lartë”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com