Life StyleTë fundit

“Që djalë i vogël e kisha ëndërr”, njihuni me transgjinoren e parë që fiton dhe konkurron për “Miss Universe”

Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin holandez për “Miss Universe”.

Kolle mundi nëntë konkurrente femra duke marrë kurorën e më të bukurës për vitin 2023.

Pas titullit, Kolle ka shkruar në Instagramin e saj se kjo kishte qenë ëndrra në sirtar, që kur ishte një djalë i vogël:

Ja dola! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenare.”

 

 

Fraksion.com