Pritet të ndeshet me Elon Musk, Mark Zuckerberg fillon stërvitjen me kampionët e UFC-së
Mark Zuckerberg ka thirrur ekspertët e boksit në kafaz.
Disa ditë pasi Elon Musk dhe Georges St-Pierre bashkuan forcat për një seancë stërvitore, Zuckerberg ka marrë ndihmë nga dy kampionë të UFC-së.
Në një seri fotosh të postuara të martën nga kampioni i peshave të mesme të UFC-së, Israel Adesanya, Zuckerberg duket se ka marrë një seancë stërvitore me të dhe kampionin e UFC-së në peshën pupla Alexander Volkanovski.
Në foto ata shfaqen të veshur me pantallona të shkurtra stërvitore dhe duke qëndruar mbi dyshekë; Zuckerberg me kyçet e tij të ngjitura me shirit.
Është e paqartë se ku ka ndodhur saktësisht stërvitja. Zuckerberg dhe Volkanovski kanë punuar më parë së bashku për një projekt të Metaverse.
Gjatë vitit të kaluar, Zuckerberg i është bashkuar gjithnjë e më shumë komunitetit MMA. Zuckerberg mori pjesë në një ngjarje me gruan e tij, Priscilla Chan, në UFC Apex në tetor. Themeluesi i Facebook-ut ka konkurruar edhe në garat braziliane jiu-jitsu.
Javët e fundit, një debat virtual midis Zuckerberg dhe themeluesit të Tesla, Elon Musk, përfundoi me dy miliarderët që deklaruan se do të dëshironin të përballeshin me njëri-tjetrin në një ndeshje MMA. Presidenti i UFC, Dana White ka thënë vazhdimisht se ai ka folur me të dy dhe se ata e kanë seriozisht.