Life StyleTë fundit

“Mozzik zbulon ‘nusen'”, deklaron se do martohet këtë verë

Mozzik jemi të njohur me lojën tënde. Sikurse ju paralajmëruam, deklaratat e reperit se do martohet këtë verë ishin thjesht reklamim për këngën e re.

Kujtojmë se me disa statuse në Instagram, ai fillimisht shkroi disa ditë më parë se ka mundësi të martohet prapë këtë verë dhe postimin e shoqëroi me një emoji me unazë. Më pas, shtoi se ‘ka mundësia që të bëhet prapë baba’, duke thënë se “gruaja e tij e re” ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. Më pas shtoi: “E dyta, e vërteta”, me një emoji zogu.

Ai postoi edhe një foto ku shihej dora e tij dhe dora e një vajze. Duke uruar të gjithë besimtarët për Bajramin, ai tha se edhe pak ditë kanë mbetur që ai të jetë pa unazë, duke nënkuptuar se do martohet.

Por gjejeni pak kush është ‘nusja’ e tij?

Kida.

Po, për një këngë, jo në realitet.

Edhe një herë tjetër dyshja ka bashkuar forcat për një duet. Teksa ka publikuar një foto nga klipi ku shihen të veshur si nuse dhe dhëndër Mozzik shkruan: “Më në fund sekreti u zbulua. Zoti na bekoftë.”

 

Fraksion.com