AktualitetPolitikëTë fundit

Mbledhja për Arben Ahmetajn, “Nuk bëjmë avokatin e askujt”, Pëllumbi: Këshilli i Mandateve nuk është gjykatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve për rastin e Arben Ahmetajt ditën e sotme.

Pëllumbi ka deklaruar për gazetarët se seanca e posaçme për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Financave, Ahmetaj ndodhi për shkak se mazhoranca do duhet të përgatisë një raport të vetin.

Ai shtoi se për sa kohë që mazhoranca të bindet se procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë se ka njëtejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, ata do të ruajnë qëndrimin të mos bërë avokatin e askujt.

“Mbledhja doli në përfundimin e dhënies së autorizimit dhe pranimin e kërkesës së SPAK për kontrollin e banesës dhe personal dhe arrestimin e Arben Ahmetajt. E para duhet që të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Sot do dëgjonim palën mbrojtëse dhe nuk mund të kemi raport pa dëgjuar këtë palë. Ne do përgatisim raportin tonë si mazhorancë dhe do vendoset që të hënën në 17:00 të kemi një seancë të posaçme.

 

 

Këshilli i Mandateve nuk është gjykatë. Për sa kohë bindemi se procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë se ka një tejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, sigurisht që kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com