AktualitetPolitikëTë fundit

Arrestimi i Ahmetajt, Bardhi: Në dosje përmenden edhe Felaj, Nasufi dhe Zeqo

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për mediat në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, duke zbuluar se në dosje përmenden një sërë emrash nga radhët e socialistëve.

Bardhi u shpreh se nga shqyrtimi që ka bërë ai vetë rezulton se në dosje përmenden po ashtu edhe Ermonela Felaj, Fadil Nasufi dhe Bajftjar Zeqo.

Me vota unanime u vendos t’i rekomandohet seancës plenare për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetit Ahmetaj. U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë.

Opozita sot depozitoi raportin e saj me shkrim, për fat të keq kolegët e mazhorancës i dhanë kohë vetes deri të premten për të dorëzuar raportin. U vendos në mënyrë arbitrare që kërkesat të shqyrtohet të hënën. Nesër do depozitojmë kërkesë për ndryshim rendi dite që prokurorisë t’i hapet rruga për të vepruar menjëherë.

Nga shqyrtimi që kam bërë unë, rezulton se në dosje përmenden po ashtu edhe Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Bajftjar Zeqo.

Mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën dhe bëjnë korrupsion e shpërdorojnë besimin e shqiptarëve dhe bëhen nga të pastrehë në persona me 2-3 vila nuk do ketë kurrë. Nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetajt.

Ata pohuan se kanë komunikuar me të, dhe pohuan se Ahmetaj do kthehet. Kam një lutje për personin nën hetim, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Le të shërbejë për qytetarët që i dhanë besimin që të ishte në qeverisje”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com