AktualitetTë fundit

“Shiringa e drogë ngado”, pallati në Allias i kthyer në vatër infeksioni, qytetarët: Vdiq një femër këtu

Një 31-vjeçare me iniciale G. H., humbi jetën në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë në mesditën e 28 qershorit, si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

Viktima u gjet në ambientet e një pallati gërmadhë në rrugën Vangjel Capo, pranë shkollës Bajram Curri në zonën e Alliasit.  Pallati i dëmtuar nga tërmeti në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë është shndërruar në një vatër infeksionesh si pasojë e morisë së shiringave dhe agave të përdorura që hidhen pa kujdes në ambientet e tij të jashtme dhe të brendshme nga përdoruesit e lëndëve narkotike.

Qytetarët për mikrofonin e “Shqipëria LIVE”,  shprehen se pallati duhet të shembet, pasi përveç rrezikut nga këta persona që përdorin drogra, përbën rrezik edhe shembja e tij.

“Po të shembet gjithë problematikat mund të eleminohen. Na krijon shpesh probleme sepse vinë shumë njerëz, nuk e di ç’bëjnë por nuk vjen asgjë e mirë. Para dy javësh këtu vdiq një femër, kjo është gjysma e të keqes. Ky pallat është gjysmë i rënuar. Për fat të mirë, fëmijët kanë shpëtuar pa u vrarë. Mos duhet të vdesë njeri tjetër që të kujtohemi se kjo gërmadhë është akoma këtu? Në si qytetarë ju felenderojmë që po mundoheni ta paraqisni këtë shqetësim. Nëse duam t’i ruajmë fëmijët, urgjentisht ky pallat duhet të shembet.”- thonë qytetarët./shqip

 

Fraksion.com