Arrestimi i Ahmetajt, Gazment Bardhi: Këshilli i Mandateve të mblidhet pa vonesë, SPAK të ketë akses të plotë te kontrolli i zv.kryeministri
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai thotë se kërkesa e SPAK nuk është e plotë dhe se hetimi duhet të përfshijë edhe kryeministrin Rama.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit”, shkruan Bardhi.
“I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”.
Fraksion.com