AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon fotot nga takimi me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të turit dyditor ballkanik për Procesin e Berlinit, ku u prit në një takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski, ndërkohë që pas takimit dypalësh dy kryeministrat do të dalin edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe  ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka.

Në kuadër të turit ballkanik, kryeministri Rama do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

 

Fraksion.com