“BH kishte rezultatet konkrete, ende nuk ka përfunduar”, Kovaçevski: E ardhmja duhet të jetë e përbashkët mes shteteve në rajon
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke folur për nismën e Open Ballkan tha se dha rezultate të prekshme e së nuk e ka kryer akoma misionin e vet.
“Open Balkan si iniciativë e Rajonit nuk mund të jetë gabim. Ftesa është e hapur për të gjithë. Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dhe shumë rezultatet të prekshme. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet.”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski: Sot ishte kënaqësi e jona të presim mikun tonë Edin. Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi
Mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se “Nga shteti i kapur, ne u bëmë anëtar i NATO-s, dhe u bëmë kandidat për anëtar i BE-së, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë” vazhdoi Dimitar Kovaçevski.
Në lidhje me kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, Kovaçevski, tha “politikanët të tregojnë guxim burrshtetasi për të sjellë edhe vendime të rënda që të ardhmen të dominojë paqa mes shteteve dhe popujve”, tha Kovaçevski duke marrë shembull konstetet e Maqedonisë.
Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk Konjufca.
Fraksion.com