Turi Ballkanik, axhenda/ Rama mbërrin në Shkup, pritet nga zv. kryeministri i MV, Artan Grubi
Kryeministri Rama mbërrin në Shkup në kudër të turit ballkanik për proccesin e Berlinit. Kryeministri shqiptar u prit nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Rama në data 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.
Kryeministri e nisi turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.
Në axhendën e zbardhur në orën 11:00 është parashikuar që kryeministri Rama të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski në një takim ‘tete a tete’. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një konferencë për shtyp me Kovaçeskin.
Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.
Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.
Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.
Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Fraksion.com