AktualitetPolitikëTë fundit

“As hasmit s’i mbyllet dera”, Rama nga Shkupi: Shpresoj që Kurti të mos ketë harruar kanunin

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët sot në Shkup, është pyetur për një koment lidhur e refuzimin që i është bërë nga Albin Kurti për t’u takuar. Rama tha se për këtë çështje do të flasë nesër, me shqiptarët e Kosovës, duke thënë se ende nuk i ka ‘humbur shpresat’ për takimin, teksa u shpreh se Kurti nuk beson se ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh në Kosovës kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që dhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi dhe është e ndaluar ta përzësh deri sa ai të barojë fjalën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë komentit të gazetares së edhe kryetari i Komunës së Tetovës ka refuzuar ta takojë, Rama tha: Unë nuk i kam kërkuar takim, ky quhet refuzim preventiv.

“Unë nuk i kam kërkuar takim… ka refuzuar paraprakisht, një refuzim preventiv quhet ky. Kryetarit të Komunës së Tetovës, djalë i mirë, nuk e do e hiqja nga puna e Komunës sot për çështje të NATO-s”, tha ai.

 

Fraksion.com