A dëmtoi Ballkani i Hapur Kosovën? Rama: I ka sjellë Rajonit veç të mira, 1000 herë të kthehesha…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Shkupi është pyetur në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur nëse ky i fundit e dëmtoi apo jo Kosovën. Rama u shpreh se jo nismë vetëm të mira i ka sjellë Rajonit e se 1000 herë të kthehej pas do ta ribënte.
‘Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili unë kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ti ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur Rajonit përveç të mirave. Merrini shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos harroni se çfarë është bërë nuk zhbëhet. Edhe Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj sesi ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Sa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes mendoj se është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njeri tjetrin dhe të grindemi me njëri-tjetrin se kush është patrioti i vërtet. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vet.’- u shpreh Rama.
Tashmë nisma e Ballkanit të Hapur është lënë mënjanë por kryeministri Edi Rama vijon të jetë i bindur se Kryeministri Albin Kurti ka gabuar duke mos marrë pjesë në këtë nismë.
“Nuk dua fare në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e të futurit bashkë të gjithë nën ombrellën e Berlinit. Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nuk dua ti jap askujt asnjë mundësi që të vijojë të flasë për paralelizma dhe alternativa. Kjo është shumë e qartë. Për mua Ballkani i Hapur ka bërë shërbim të madh. Një mijë herë të kthehesha do e bëja prapë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet” tha Rama.
Fraksion.com