Life StyleTë fundit

Vajza e Mark Frroku uron Rudina Dembacajn për ditëlindjen: Njerka më e çmendur…

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Ditën e saj të veçantë, ajo kishte vendosur që t’a kalonte në mal së bashku me njerëzit e zemrës.

Ndërkohë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj.

Fillimisht gjithë vëmendjen e mori urimi që Rudina i bëri vetes, ku u shfaq me një tortë mjaft të veçantë.

Ndërkohë një urim mjaft të bukur ka marrë edhe nga vajza e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

“Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur”, shkruan Mara bashkëngjitur me foton e publikuar në “Instastory”, ku shfaqen të dyja.

Kujtojmë se Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special më fëmijët e bashkëshortit të saj, ish-politikanit Mark Frroku.

 

Frakion.com