AktualitetTë fundit

Pas Safet Gjicit, Alma K. kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Kam fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë!

Gruaja e video skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Alma Kaçi kërkon zbutjen e masës së sigurisë. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit ajo ka kërkuar ndryshimin e masës “arrest shtëpie”.

Ashtu si dhe në seancën e kaluar Alma Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

“Kam një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71-vjeçare”, thuhet në kërkesën e saj drejtuar Apelit. Një tjetër argument në ankim ka të bëjë më kualifikimin e veprës penale.

Sipas mbrojtjes ligjore, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ka qenë inskenim.

 

Fraksion.com