“Nuk do e harroj kurrë”, Clinton pas vizitës në Shqipëri: Ka qenë nder të punoja për të forcuar miqësinë mes vendeve tona
Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka ndarë përshtypjet e tij pas vizitës në Shqipëri përmes një postimi në Twitter, teksa i shpreh falënderimin kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve shqiptarë.
Clinton ka shkruar se ka kaluar një pasdite që nuk do e harrojë kurrë, duke iu referuar ceremonisë ku ai u nderua me çmimin “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ai shtoi më tej se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.
My heartfelt thank you to Prime Minister @ediramaal and the people of Albania for an evening I will never forget. It has been my honor working with you for so many years to strengthen the bonds of friendship between our countries and build a better world for all. pic.twitter.com/Ie15cwkC5r
— Bill Clinton (@BillClinton) July 4, 2023