Gjenden 3 kallashnikovë në makinën e djegur, që autorët përdorën për vrasjen në Krujë
Brenda makinës së djegur në Tapizë, e cila dyshohet të jetë e autorëve u gjetën tre armë zjarri tip kallashnikov.
Një atentat me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marteje në Krujë.
Ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk, ndërsa shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale Gentjan Bejtja dhe drejt djalit të tij 13-vjeçar.
Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i mituri është dërguar në spital.
Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.
Fraksion.com