“Gëzuar 4 Korrikun”, Begaj: Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe SHBA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut.
Begaj shprehet, mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ai thekson se, si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë.
“Gëzuar 4 Korrikun! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.