AktualitetKosovaTë fundit

Acarohen raportet, VV godet opozitën me një video: Janë izoluar hajnat e dikurshëm, jo qytetarët

Përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.

Në fund të kësaj videoje shfaqet Kurti duke thënë “me koordinim a pa koordinim?”.

Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.

“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njejtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja.”, thuhet në postim.

LDK dhe PDK morën këto vendime pasi Bashkimi Evropian mori masa kundër Kosovës.

 

Fraksion.com