Life StyleTë fundit

Luiz Ejlli për Kepi i VIP-ave’: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle’

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Kepi i VIP-ave”, Ronaldo Sharka ka deklaruar se beson që moderimi i emisionit duhet t’i falej atij, e jo Kiara Titos.

Për këtë gjë kanë rënë dakord edhe personazhë të tjerë, duke e kthyer këtë deklaratë në një nga temat e diskutimit në këtë format.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një ‘story’ në Instagramin e tij, tregon se do donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bëshin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrshin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Ejlli.

 

Fraksion.com