AktualitetBota+Të fundit

Izraeli kryen sulme në një kamp në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka kryer një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Operacioni nisi me disa sulme me dronë. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur tymin duke dalë nga një bllok banimi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit pesë palestinezë janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur.

“Ka bombardime nga ajri dhe sulm nga toka”, tha për AFP-në, Mahmoud al-Saadi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe palestineze në Jenin.

“Disa shtëpi janë bombarduar… tym ka gjithandej”.

Forcat mbrojtëse të Izraelit thanë se kanë sulmuar “infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit”.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përderisa terroristët vazhdojnë t’i lëndojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë”, thanë forcat izraelite, dike shtuar se kampi ishte “një bastion terrorist”.

Batalioni i Jeninit, një ombrellë ushtarake që përfshin persona të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamas dhe Xhihadi Islamik, tha se: “Ne do të luftojnë kundër forcave pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit dhe ne do të punojmë së bashku dhe do të bashkohemi nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake”.

Dhjetëra palestinezë të maskuar dhe armatosur janë dislokuar në rrugicat e kampit.
Ahmed Zaki, një banor i këtij kampi, i tha BBC-së se “autokolona të ushtrisë izraelite kanë hyrë në periferi të kampit nga disa rrugë”.

Ndërkaq, shoferi palestinez i autoambulancës, Khaled Alahmad, tha se “ajo çfarë po ndodh brenda kampit të refugjatëve është një luftë e vërtetë”.

“Ka pasur sulme nga ajri që kanë goditur kampin. Sa herë që shkojmë atje, shkojmë me pesë deri në shtatë autoambulanca dhe kthehemi nga kampi me shumë njerëz të plagosur”, tha ai për Reutersin.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin. Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.

Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion.
Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967.

Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, territori i pushtuar është shtëpi e afër 490.000 palestinezëve që jetojnë në vendbanime që konsiderohen ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.

Palestinezët, që kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre të pavarur, kërkojnë tërheqjen e izraelitët nga të gjitha territoret e pushtuara gjatë luftës gjashtëditore dhe të shkatërrojnë të gjitha vendbanimet hebreje.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanayhu, është zotuar për “forcimin e vendbanimeve” dhe nuk ka shprehur interesim për rinisjen e bisedimeve të paqes, të cilat nuk janë zhvilluar që nga viti 2014./rel

 

Fraksion.com