AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon foto nga pjesëmarrja në koncertin e tenorit Ramë Lahja në Ulqin

Koncerti i tenorit nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahja ka bërë bashkë në Ulqin, kryeministrin Edi Rama, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky event i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

“Mbrëmë në Ulqinin e bukur me ftesë të Dritanit, për koncertin fantastik të tenorit shqiptar me famë botërore Ramë Lahja”, shprehet Rama.

E pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila shprehet në një postim në rrjetet sociale se: “Mbrëmje speciale dhuroi koncerti i organizuar në qytetin e bukur të Ulqinit me rastin e hapjes së sezonit turistik, me të ftuar special tenorin me famë botërore, Rame Lahaj. Mirënjohje për ftesën kryetarit të komunës së Ulqinit,  Omer Bajraktari, dhe për mikpritjen e Kryeministrit,  Dritan Abazović”.

 

Fraksion.com