AktualitetNATO/BEOp-EdTë fundit

NATO forcon krahun Lindor të Aleancës

Nga Mimoza Golikja

 

Ndërsa vazhdojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, ku Aleanca do të mblidhet për të trajtuar një sërë çështjes, kjo javë që po lemë pas është dominuar nga ngjarje e takime të rëndësishme të Sekretarittë Përgjithshëm Jens Stoltenberg në vendet aleate dhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Në qendër të bisedimeve ka qënë parandalimi dhe mbrojtja e Aleancës, forcimi i krahut lindor të Aleancës dhe jo vetëm, situata e luftës në Ukrainëdhe forcimi i mbështetjes për të, situata në Ballkanin Perëndimor në veriun e Kosovës dhe misioni i KFOR-it, rritja e buxhetit të Mbrojtjes, rritja e pranisëdhe gatishmëria, nga Deti i Zi në Detin Baltik, etj,

Por NATO po monitoron gjithashtu edhe situatën në Rusi me rebelimin e grupit Wagner të ndodhur atje. Duke e filluar javën me një vizitë në Vilnius, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, teksa falënderoi presidentin Gitanas Nauseda për kontributet e shumta të Lituanisë në NATO dhe për pritjen e Samitit të ardhshëm të Aleancëstha se “Ne po monitorojmë situatën në Rusi. Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme ruse dhe një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Presidenti Putin bëri me aneksimin e tij të paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës. Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme të vazhdojë mbështetjen tonë për Ukrainën”. Sekretari i Përgjithshëm dënoi gjithashtu njoftimin e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, duke e quajtur atë “të pamatur dhe të papërgjegjshëm”. Aleanca nuk po sheh asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, por NATO mbetet vigjilente. “Nëse Rusia mendon se mund të na frikësojë të mbështesim Ukrainën, ajo do të dështojë”, tha  z.Stoltenberg.

Samiti në Vilnius është në përgatitjet përfundimtare  dhe ai do të zhvillohet më 11 dhe 12 korrik.

 

NATO gati të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat

Gjatë vizitës në Lituani, Sekretari i Përgjithshëm vizitoi edhe Pabrade, ku takoi trupat gjermane dhe lituaneze që stërviteshin së bashku në stërvitjen Griffin Storm. Së bashku me të teksa vizitonte trupat ushtarakë gjatë stërvitjes, bashkë me të ishin edhe  presidenti Gitanas Nauseda dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Stërvitja testoi përforcimin e shpejtë të grupit luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania në madhësinë e brigadës, siç u ra dakord në Samitin e Madridit të NATO-s në vitin 2022. “Kjo stërvitje dërgon një mesazh të qartë se NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat.”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se “Ne po demonstrojmë se mund të përforcohemi shpejt, sa herë që nevojitet.”

Në Samitin e Vilniusit, aleatët do të miratojnë plane të reja rajonale “me forca dhe aftësi specifike të caktuara për mbrojtjen e aleatëve të veçantë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai shtoi se forcat do të ushtrojnë së bashku rregullisht dhe vuri në dukje se NATO tani ka rënë dakord gjithashtu për një model të ri rrotullues për mbrojtjen ajrore dhe raketore.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të forcojë më tej sigurinë e Balltikut”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Unë fola dje me Presidentin Erdogan dhe jam gjithashtu në kontakt me qeverinë suedeze dhe finlandeze. Dhe ne ramë dakord që të thërrasim një takim të nivelit të lartë në Bruksel përpara Samitit. Në këtë takim do të përfshihen ministrat e Jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare”, specifikoi shefi i NATO-s. “Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO”.

Mbështetja për Ukrainën do të jetë gjithashtu një prioritet kryesor për Samitin, dhe Stoltenberg vlerësoi Gjermaninë dhe Lituaninë për ofrimin e mbështetjes dhe trajnimit kritik, duke thënë se kjo “ndihmon të shpëtojë jetë çdo ditë”. Në Samitin e Vilniusit, aleatët do të miratojnë një paketë ndihme shumëvjeçare dhe do të përmirësojnë lidhjet politike me Ukrainën. “Kjo do të ndihmojë në afrimin e vendit me vendin që i takon në NATO”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë”

 Një ditë më pas, pas vizitës së tij në Vilnius,Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ftoi së bashku krerët e shtatë aleatëve të NATO-s në Hagë (më27 qershor 2023), për të ndihmuar në përgatitjen e Samitit të Aleancës në Vilnius. Takimi u organizua bashkë me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe përfshinte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin Alexander De Croo të Belgjikës,kryeministrin Jonas Gahr Støre të Norvegjisë, presidentin Gitanas Nauseda të Lituanisë, presidentin Andrzej Duda të Polonisë dhe presidentin Klaus Iohannis të Rumanisë.

Duke komentuar ngjarjet në Rusi gjatë ditëve të fundit, Sekretari i Përgjithshëm tha, “këto janë çështje të brendshme ruse, por  është më së miri  e qartë se lufta e paligjshme e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka thelluar ndarjet dhe ka krijuar tensione në Rusi”. Por, shtoi ai, “ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë, kështu që është edhe më e rëndësishme që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Samiti do të dërgojë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj Ukrainës. Ai falënderoi Holandën dhe aleatët e tjerë të pranishëm për ofrimin e mbështetjes kritike, duke përfshirë kontributet në Paketën Gjithëpërfshirëse të Ndihmës së NATO-s dhe trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët F-16. Ai tha se Samiti i Vilniusit do të pajtohet me një program shumëvjeçar për Ukrainën dhe do të përmirësojë lidhjet politike, duke e sjellë Ukrainën më afër vendit të saj të merituar në NATO.

Takimi trajtoi gjithashtu hapat e ardhshëm të NATO-s për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës, si dhe një premtim më ambicioz për investime në mbrojtje. “Lufta e Rusisë në Ukrainë tregon se ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë dhe se duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen tonë”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg.

Prania dhe gatishmëria, nga Deti i Zi në Detin Baltik

Rebelimit të fundjavës së kaluar nga mercenarët Wagner në Rusi,Sekretari i Përgjithshëm iu drejtua sërish edhe kur priti kryeministren e Estonisë Kaja Kallas në selinë e NATO-s më 28 qershor 2023,  gjithashtu në takimpërpërgatitjen e Samitit të Vilniusit.Stoltenberg e theksoi përsëri duke e quajtur rebelimin  e Wagner “një çështje të brendshme për Rusinë”, por nënvizoi se “ajo tregon edhe një herë se lufta e paligjshme e Presidentit Putin në Ukrainë është një gabim i madh strategjik. Ajo ka thelluar ndarjet ekzistuese dhe ka krijuar tensione të reja në Rusi”. Në të njëjtën kohë, ai riparalajmëroi kundër nënvlerësimit të Rusisë, duke thënë se “ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe duhet ta mbajmë të fortë mbrojtjen tonë”.Që nga viti 2014, NATO ka përforcuar ndjeshëm praninë dhe gatishmërinë e saj nga Deti i Zi në Detin Baltik. Kjo përfshin gjithashtu grupin luftarak shumëkombësh të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar në Estoni, i cili “mund të përforcohet me shpejtësi deri në fuqinë e brigadës”, si dhe “avionë luftarakë dhe mbrojtje ajrore nga aleatët që ndihmojnë në mbrojtjen e qiejve të Estonisë”. Sekretari i Përgjithshëmtha se  aleatët kanë rënë dakord për një model të ri rrotullues për mbrojtjen ajrore dhe raketore, duke lejuar kalimin e shpejtë nga policia ajrore në mbrojtjen ajrore. “Në samit, ne do të ndërmarrim hapat e ardhshëm, me plane të reja rajonale, forca dhe aftësi të caktuara, dhe një program të zgjeruar stërvitjeje, të gjitha të mbështetura nga mbi 300,000 trupa në gatishmëri të lartë,” tha Sekretari i Përgjithshëm.

Mbështetja për Ukrainën do të jetë një tjetër prioritet kryesor për Samitin dhe z. Stoltenberg përshëndeti rolin udhëheqës të Estonisë në ofrimin e ndihmës kritike dhe mbështetjen e  komunitetit ndërkombëtar ndaj popullit ukrainas. Ai tha se në samit, aleatët do të bien dakord për një paketë shumëvjeçare ndihme dhe do të përmirësojnë lidhjet politike me Ukrainën, duke e sjellë vendin “më afër vendit të tij të merituar në NATO”. Aleatët pritet gjithashtu të bien dakord për një premtim më ambicioz për investimet e mbrojtjes, me 2 përqind të PBB-së si një dysheme, jo një tavan, përsëriti nevojën e investimeve në mbrojtje Sekretari i Përgjithshëm dhe vlerësoi Estoninë për shembullin e saj. Ai shtoi se Samiti i Vilniusit do të jetë i pari për Finlandën si anëtare dhe shtoi se po punohet për të finalizuar edhe pranimin e Suedisë. “Kam thirrur një takim tjetër të zyrtarëve të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda para samitit. Tani është koha për të mirëpritur Suedinë si një anëtare e plotë e NATO-s”, tha ai.

Por Sekretari i Përgjithshëm nuk la pa përmendur situatën në Veri të Kosovës dhe ai foli për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme. “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

 Franca do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me më shumë se një të tretën

Të rëndësishme janë kontributet e Francës në NATO dhe Sekretari i Përgjithshëm e vlerësoi këtë teksa ai u takua me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 28 qershor 2023 për të diskutuar gjithashtu përgatitjet përfundimtare për Samitin e NATO-s në Vilnius pas dy javësh në korrik.Z. Stoltenberg falënderoi presidentin Macron për ndihmën jetike të Francës për Ukrainën, ndërsa ajo po mbron veten kundër luftës së agresionit të Rusisë. Ai theksoi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, e cila do të jetë një temë kryesore në axhendën e Samitit.Stoltenberg përgëzoi Francën për udhëheqjen e grupit të betejës shumëkombëshe të NATO-s në Rumani, si dhe për kontributet e tjera në parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës. Ai theksoi gjithashtu se Franca do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me më shumë se një të tretën në vitet e ardhshme.Sekretari i Përgjithshëm tha se bashkëpunimi NATO-BE është më i rëndësishëm se kurrë në këtë moment të rëndë për sigurinë evropiane dhe përshëndeti angazhimin e fortë të Francës për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti strategjik.

“Eshtë një mundësi e shkëlqyer për t’ju takuar pak përpara Samitit të NATO-s në Vilnius dhe për të diskutuar përgatitjet përfundimtare për takimin e ardhshëm të NATO-s.”, tha nëdeklaratën e përbashkët për shtyp Sekretari i Përgjithshëm që mbajti me Presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron. Ne do të marrim vendime për të mbrojtur sigurinë tonë në një botë më të rrezikshme.”, dhe  ai  përmendi sërish rebelimin e fundit nga mercenarët e Wagner-it në Rusi, si “një çështje e brendshme për Rusinë”,  dhe që “në të njëjtën kohë, tregon luftën e paligjshme e Presidentit Putin kundër Ukrainës, si “një gabim i madh strategjik” që ka thelluar ndarjet dhe ka që krijuar tensione të reja në Rusi.“Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë dhe ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës. Sepse sa më shumë tokë të jetë në gjendje të çlirojë Ukraina, aq më e fortë do të jetë në tryezën e bisedimeve dhe aq më e mirë do të jetë shansi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.Prandaj përgëzoj dhe vlerësoj kontributet jetike të Francës në Ukrainë, duke përfshirë pajisjet jetike ushtarake dhe mbështetjen ekonomike.”.

Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për t’iu përgjigjur sfidave kryesore të sigurisë

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi partneritetin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, i cili ka arritur nivele të paprecedentë. Ai e përshkroi atë si çelësin për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe për t’iu përgjigjur sfidave të tjera kritike. Z Stoltenberg përshëndeti bashkëpunimin NATO-BEpër qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe publikimin e raportit të vlerësimit të Task Forcës NATO-BE. Ai falënderoi Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm për punën e përbashkët me NATO-n mbi raportin, i cili sugjeron mënyra konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve, duke përfshirë më shumë shkëmbime informacioni; puna për të identifikuar rrugët alternative të transportit për lëvizshmërinë civile dhe ushtarake; dhe lidhje më të ngushta në kërkimin e sigurisë.

“Falenderoj Presidenten von der Leyen për udhëheqjen e saj dhe Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm për mbështetjen e tyre si pjesë e Task Forcës NATO-BE për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike. Ky është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë në veprim. Raporti i Task Forcës përcakton rëndësinë e qëndrueshmërisë në energji, transport, infrastrukturë dixhitale dhe hapësirë, dhe jep një numër rekomandimesh kyçe për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin NATO-BE.”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm po ashtu nënvizoi fokusin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së në situatën në Kosovë. Ai theksoi se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme. Ai i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte pjesëmarr në Këshillin Evropian në 29 qershor 2023, me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 29 qershor 2023 priti në selinë e NATO-s Kryeministrin e Bullgarisë, z. Nikolai Denkov. Diskutimi u fokusua në përgatitjen e Samitit të NATO-s në Vilnius, në situatën aktuale të sigurisë dhe në forcimin e mbështetjes të NATO-s për Ukrainën. Ata dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre./Ushtria

 

Fraksion.com