AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Kryeministri spanjoll konfirmon mbështetjen e BE-së në Kiev

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez konfirmoi gjatë një vizite në Kiev mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe forcimin e partneritetit të Ukrainës me NATO-n.

Në ditën e parë të Presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, vizitoi Kievin dhe siguroi Ukrainën për mbështetjen dhe angazhimin e qartë politik të Bashkimit Evropian. Spanja  mbështet gjithashtu “forcimin e partneritetit të NATO-s me Ukrainën, përfshirë edhe krijimin e një Këshilli NATO-Ukrainë”, theksuan Sanchez dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll në Kiev.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe presidenti ukrainas Zelenski
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe presidenti ukrainas ZelenskiFotografi: Ukrainian Presidential Press Service/Handout/REUTERS

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE është një nga temat më të rëndësishme të Presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Ukraina këmbëngul për anëtarësim në NATO

Vizita e kreut të qeverisë spanjolle në Kiev u zhvillua në prag të samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Lituani, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Zelenski.

Presidenti ukrainas këmbënguli gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll që Kievi të marrë një ftesë për t'u anëtarësuar në NATO
Presidenti ukrainas këmbënguli gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll që Kievi të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATOFotografi: Sergei Chuzavkov/AFP/Getty Images

Presidenti ukrainas këmbënguli gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll që Kievi të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO pas përfundimit të luftës së agresionit rus kundër vendit të tij: “Ne kemi nevojë për një sinjal shumë të qartë dhe të kuptueshëm në samitin e Vilnës që pas luftës Ukraina do të jetë një anëtar i barabartë i NATO-s”, tha Zelenski. Kjo ftesë si “hapi i parë, shumë konkret do të ishte shumë i rëndësishëm për ne”.?DW

 

Fraksion.com