SKANDAL në Universitet: Profesori i mjekësisë detyron studentet të zhvishen që t’ju kontrollojë gjoksin
Një universitet në SHBA është përfshirë nga skandali, pasi një profesor akuzohet për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në Maryland, ku një profesor akuzohet se u kërkonte studenteve të tija të hiqnin këmishat dhe të qëndronin vetëm me reçipeta, në mënyrë që ai t’u “inspektonte” gjoksin.
Profesori i Kolegjit Montgomery gjithashtu dyshohet se komentoi trupat gjysmë të zhveshur të studentëve në atë që ai e quajti një “demonstrim mjekësor” për klasën. Menjëherë pas përfundimit tëm ësimit, studentet e raportuan për ngacmim, dhe univeristeti fillimisht e pezulloi, teksa më vonë e pushoi nga puna.
Në raportin e publikuar nga shkolla, thuhet se të paktën 11 vajza ishin detyruar të zhvishesheshin, në disa raste të hiqnin dhe reçipetat, e po ashtu ishin prekur nga profesori.
Fraksion.com