“Rrotull kadastrës së Vlorës rrinë ujqër”, Rama: Ikni s’ka më! Kompjuteri s’do tia dijë për deputetë e banditë!
Duke u ndalur tek Kadastra e Vlorës, duke kujtuar se 9 drejtora kanë dhënë dorëheqjen, Rama kishte dhe një paralajmërim.
Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesor për këtë situatë, po fus edhe veten time meqë në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam evidentuar se s’ka pushte njeriu që mudn ta bëjë punën që bën digjitalizimi. Pc që s’ka nevojë as për nuse, as për krushq, parti as për shoqëri, që s’do dijë as kush është deputet, e bandit. Por thjesht bën punën” tha Rama.
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Më tej ai shtoi se do të ketë edhe rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Kadastrës dhe ftoi të gjithë profesionistët të aplikojnë për vendet e lira.
Fraksion.com