“Ky ndoshta është seksi më i shtrenjtë në Republikën e Shqipërisë”, Lorenc Vangjeli: Ende nuk ka prova, por ajo që thuhet…
Për analistin Lorenc Vangjeli, skandali erotik mes ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe 40-vjeçares Alma K., është seksi oral më i shtrenjtë në Shqipëri, për të cilat janë paguar disa qindra mijëra euro. Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se shantazhi ndaj ish-zyrtarit nuk është bërë vetëm për përfitime materiale, por edhe për qëllime politike.
“Shantazhi nuk është vetëm për përfitime materiale, por të llojeve të ndryshme. I shërbehet parasë. Ende nuk ka prova, por ajo që thuhet është që ky ndoshta është seksi oral më i shtrenjtë në Republikën e Shqipërisë, disa qindra mijëra euro.
Ky është përfitimi i parë.
I dyti është politik. Ra një bashki e rëndësishme ne veri dhe pati një komponent të qartë politik.
Transkripti që nxorrët, gjithmonë duke marrë për bazë faktin dhe duke e vënë në dyshim, që është apo jo i saktë, ka shumë gjasa të jetë.
Ndoshta edhe më i gjatë se aq dhe me të vërteta të tjera që mund të thuhen më pas.
Edhe aq, rrëfen disa gjëra. Duke nisur me pyetjen e madhe, kush e ka realizuar?
Kjo e rrëzon idenë që audio është përgjuar nga organet ligjzbatuese. Logjika e kërkon, që vajza, në kushtet e mungesës së besimit ndaj partnerit të saj anonim, personazhi A, vajza besohet që është autorja e regjistrimit të kësaj audio.
Si ka rrjedhur? Pak rëndësi ka.
Ka qenë një mënyrë për vetëmbrojtje të kësaj vajzës.
Bashkëbiseduesi rrezikon zbulimin e identitetit dhe zbulimin e rolit të tij”-tha Vangjeli./TPZ
Fraksion.com