AktualitetPolitikëTë fundit

“A do t’ja marrë Gjergj Hani, Bashës PD-në e vulës?”: Dyshimi i Sejaminit

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ishte Gjergj Hani, kandidati për kryetar të PD-së, që do të garojë përballë Lulzim Bashës në “garën: e 29 korrikut. I pyetur nga analisti Neritan Sejamini se mos po shërben futja e tij në garë për të legjitimuar Bashën, Hani u përgjigj se nuk po shërbente si fasadë, sepse po denoncon mungesën e demokracisë në PD.

Biseda në studio:

Neritan Sejamini: Ju po hyni në një garë ku nuk ka lista votuesish, që është a-ja e çdo gare dhe unë dua t’ju pyes çfarë gare është kjo kur ju nuk keni listën, kush është kosmsioni zgjedhor, ku është gara?

Neritan Sejamini: Po si mund të ketë një parti demokratike pa një demokraci të brendshme, ku nuk ka një garë. A nuk po shërbeni për të legjitimuar Lulzim Bashën?

Gjergj Hani: Jo. Nuk shërbej si fasadë se në momentin që dal dhe denoncoj pikërisht këto, atë PD që nuk dua të shoh, pse qenkam fasadë. E vetmja gjë që më ka vënë në dispozicion PD-ja, komisioni zgjedhor, është lista e kryetarëve dhe unë u thashë që partia duhet të garantojë, siç e ka në statut, të drejta të barabarta dhe më thanë e ka marrë vulën z. Bardhi dhe s’po na jep fonde. Edhe sikur të mi japin fondet, makinën etj, në 32 vite nuk ka patur kurrë garë të ndershme, të pastër dhe të hapur, sepse unë nuk i kontrolloj mekanizmat e partisë si z. Basha./tpz

 

Fraksion.com