AktualitetTë fundit

Peleshi takime në Izrael: Intensifikim i bashkëpunimit për sigurinë kibernetike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, po vijon vizitën zyrtare ne Izrael ku është takuar me Yuli Edeistein, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen.

Peleshi shprehet në një postim në rrjetet sociale se gjatë këtij takimi u rikonfirmua vullneti i plotë për të avancuar marrëdhëniet tejet pozitive mes dy vendeve.

Ministri nënvizon se Izraeli është një aleat dhe partner i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri si dhe një anëtar aktiv i Dialogut Mesdhetar të NATO-s.

Gjithashtu, Peleshi është takuar edhe me Gaby Portnoy (Brig Gen ret), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Kombëtare Kibernetike të Izraelit.

“Të interesuar të intensifikojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike, përmes shkëmbimit të përbashkët të të dhënave, ngritjen e kapaciteteve kombëtare të Shqipërisë, por edhe në fushën e mbrojtjes”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes.

 

Fraksion.com