Pak ditë pas shpërthimit të nëndetëses, ja çfarë do të ndodhë me filmin ‘Titanik’
Klasiku i vitit 1997, “Titanik” do të kthehet në Netflix më 1 korrik; disa ditë pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan, e cila u nis në një udhëtim për të eksploruar mbytjen e famshme të anijes, ku humbën jetën 5 persona.
Filmi nuk u shfaq më nga platforma e transmetimit që prej gushtit të 2022 , por do rikthehet tani, kur nuk ka kaluar shumë kohë nga mbytja e nëndetëses.
Regjisori i filmit, James Cameron, foli për katastrofën e Titanit, duke thënë për BBC se ai e ndjeu se një “ngjarje ekstreme katastrofike kishte ndodhur.”
Cameron, i cili është gjithashtu një eksplorues i detit të thellë, tha se ai ka parë rrënojat 33 herë.
Fraksion.com