AktualitetLife StyleTë fundit

Një italian zgjidhet drejtor Artistik në Teatrin e Operës, kush është Jacopo Sipari di Pescasseroli

Jacopo Sipari di Pescasseroli është drejtori i ri Artistik i Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë (DOF), në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina e ka prezantuar maestron Sipari para trupës artistike dhe stafit administrativ, pas mbylljes së konkursit, që qëndroi i hapur përgjatë 1 muaji.

“Drejtori Artistik i një Opere është emblema e institucionit tonë sepse punon me orkestrën, që është baza dhe motori i operave, baletit dhe koncerteve simfonike”, u shpreh ajo. “Ndaj jam shumë e lumtur që pas një konkursi përzgjedhës të prezantoj para jush maestron, Jacopo Sipari di Pescasseroli, si drejtor Artistik pranë DOF-it ”. Voshtina theksoi se, “edhe pse statuti ma lejonte të emëroja një Drejtor Artistik, zgjodha të hapja një konkurs ndërkombëtarë për të mos i kufizuar standardet e përzgjedhjes dhe për të vënë në sfidë me vete këdo që mendonte se mund t’i plotësonte kriteret”.

I lumtur për këtë përzgjedhje është shprehur dhe maestro Sipari, i cili para trupës dhe stafit të TKOB-së tha se, “bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme kemi të njëjtin synim: Ta transformojmë TKOB-në në një nga teatrot më prestigjioze në Evropë”. Kjo sipas tij është e mundur pasi “TKOB-i ka një strukturë të mahnitshme, orkestër profesionale, si dhe trupë artistike që punon me profesionalizëm”. “Jam i sigurt se falë të gjitha kapaciteteve të TKOB-së dhe vizionit të drejtoreshës Voshtina do ta rrisim Teatrin tonë në nivelin më të lartë artistik”, e përmbylli ai mesazhin.

Kush është maestro Sipari?

Jacopo Sipari di Pescasseroli është i njohur si fitues i çmimit “GOLDEN OPERA SPECIAL PRIZE” në janar të 2020-s, për gjeneratën e re nga “OSCARS OF OPERA”, si një nga dirigjentët më premtues për operat në Itali.
I diplomuar në Juridik dhe Dirigjim, Sipari zotëron 2 doktoratura në të Drejtën Penale dhe atë Kononike, të shkruara në gjuhën latine. Prej nëntë vitesh shërben si Docent i të Drejtës Penalen, në Universitetin “Roma Tre” me Prof. Mario Trapani, por edhe më parë njihej si avokati më i ri i Gjykatës Apostolike Romake “Rota”, në Vatikan.

 

 

Studimet nuk i ka ndalur me kaq. Ai është i diplomuar me rezultate tw larta në Drejtimin Orkestral, nën kujdesin e maestros Marco Angius. Po ashtu edhe për kompozim dhe dirigjim koral në Konservatorin “Tartini” të Triestes.
Sipari ka studiuar edhe për Kompozicion Eksperimental me Mauro Cardi dhe Kanto me Maria Chiara Pavone, duke u diplomuar në Konservatorin e Muzikës “Casella” në L’Aquila. Në karrierën e tij ai numëron një sërë suksesesh, të tilla si: Dirigjent kryesor në Shtëpinë e Operës dhe Baletit të Varnës, në Fondacionin e Festivalit Puccini të Torre Del Lago, Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Midsummerit të Italisë, Drejtor Artistik i “Sacrum International Festival” në Vatikan, etj.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com