AktualitetTë fundit

Maturantët kërkojnë kopjet e 12 mijë provimeve

Rreth 12 mijë teza provimesh janë kërkuar të shihen nga maturantët pasi ato janë korrigjuar. Kjo është hera e parë që një nxënës pati mundësi të kërkojë fotokopjen e provimit të maturës.

Shkëlqim Allkaj, Drejtoria e Politikave të Arsimit Parauniversitar në MAS: Ka dhe maturantë me rezultate 10 absolute që i kanë kërkuar testet. Marrja e testit është një proces krejt tjetër nga ai i rivlerësimit.

Secili maturant pasi sheh testin e korrigjuar ka të drejtë të kërkojë rivlerësim të tij.

Kërkesa do bëhet pranë komisioneve të posaçme të ngritur në shkolla me datë 3 Korrik. Komisionet nën udhëheqjen e drejtuesve të shkollave bashkë më maturantin kanë detyrim të shohin nëse është i vërtetë pretendimi që testi është korrigjuar gabim.

“Është me shumë rëndësi ta theksojmë për publikun komisionet shkollore do jenë ato që do përcaktojnë nëse testi ka nevojë për rivlerësim apo jo,duke u bazuar tek skemat zyrtare të vlerësimit”, tha Allkaj.

Pasi komisionet do aprovojnë kërkesën për rivlerësim, teza do rishikohet e plotë nga një komision tjetër i QSHA-së.

“Nota që do mbetet në fuqi do jetë ajo e vlerësimit të dytë. Ky vlerësim do jetë përfundimtari dhe i pakontestueshëm”, u shpreh Allkaj.

Për këtë vit nga rreth 27 mijë maturantë që kryen provimet , rreth 4 mijë kanë rezultuar mbetës.

 

Fraksion.com