Life StyleTë fundit

I vuri zjarrin dy herë brenda muajit lokalit, Noizy reagon në lidhje me kushëririn e tij

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies në lokalin e reperit Noizy mëngjesin e sotëm, në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, bëhet fjalë për një të afërm të reperit, për të cilin është hera e dytë që e bënë një veprim të tillë.

Autori është një 26-vjeçar, i identifikuar si Eraldo Musteqja, kushëri me Noizyn, i cili është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit nga policia, i është gjetur edhe një thikë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe vet reperi, i cili pavarësisht dëmit, e ka ruajtur qetësinë duke dhënë një shpjegim për ndjekësit. Klikoni në postimin më poshtë.

 

Fraksion.com