AktualitetBota+Të fundit

Gjykata i rrëzon planin e Braverman dhe Sunak: Azilkërkuesit nuk do të dërgohen në Ruanda

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar planin e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, duke e shpallur të paligjshëm.

Dy nga tre gjyqtarët e Apelit në Londër argumentuan se Ruanda nuk ishte një “vend i sigurt” për t’i depërtuar atje emigrantët që mbërrijnë me gomone në Angli e më pas kërkojnë azil.

Gazetari Arben Manaj raporton nga Londra se vetëm qeveria britanike kishte besim se Gjykata e Apelit do e miratonte planin kontravers të depërtimit në Ruanda të të gjithë atyre që mbërrijnë në Britani përmes rrugëve jo legale, për të kërkuar azil.

Ndërkohë organizatat e të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve mendonin se ky plan do ishte i pazbatueshëm, qoftë edhe për shkak të kostove marramendëse.

Vetëm një ditë më parë Home Office publikoi shifrën e frikshme të 179 mijë sterlinave për çdo emigrant qe do dërgohej në Ruanda. Qeveria britanike i ka dhëne këtij shteti afrikan deri më tani 140 milionë sterlina kur ende nuk është dërguar asnjë azilkërkues.

Gjithsesi, plani tashme nuk është miratuar, dhe avionët e parë drejt shtetit afrikan, në një udhëtim prej 9 orësh nga Londra, të planifikuara për në muajin shtator, nuk do ngrihen më nga aeroportet e Britanisë.

Britania do ketë vetëm Shqipërinë si “komardare” për riatdhesimin e azilkërkuesve pasi këtij vendimi gjyqësor, pasi e vetmja marrëveshje riatdhesimi deri më tani me të vetmin shtet e ka pikërisht me Shqiperinë, në bazë të marrëveshjes së dhjetorit mes Ramës dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është një dështim i qeverisë e cila e ka iniciuar dhe ka investuar politikisht për realizimin e kësaj skeme mjaft të debatueshme.

Mbetet te shihet se çfarë plani B ka tashmë Britania dhe konservatoret në pushtet për këtë çështje, nëse ka, një vit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare të 2024-ës.

Sipas eksperteve të të drejtës, tanimë çështja do kaloj në Gjykatën Supreme, në Londër, ku do luhen të gjithë gurët e me pas si stacion të fundit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut ne Strasburg, duke qene se këto ditë qeveria britanike, ndryshe nga ç’kishte kërcënuar ka hequr dorë këto ditë nga mos-aplikimi i të Ligjit të Drejtës Universale, ç’ka nënkupton se juridiksioni do kalojë në Gjykatën e Strasburgut si stacioni i fundit.

Kujtojmë se ishte kjo Gjykatë që qershorin e kaluar anuloi në orën e fundit të skadencës kohore avionin në pistë me azilkërkuesit e parë që priteshin të dërgoheshin në Ruanda.

 

Fraksion.com