AktualitetTë fundit

Gjenden mbetje njerëzore pranë nëndetëses Titan

Pas pjesëve të nëndetëses së shpërthyer në ujërat e Atlantikut, janë gjetur tashmë edhe mbetje njerëzore pranë nëndetëses Titan, që i përkasin pesë viktimave të tragjedisë.

Lajmin e konfirmoi roja Bregdetar i SHBA-së, i cili tregoi se mbetjet njerëzore janë dërguar në laborator, për të kryer ekzaminimet që zbulojnë se cilit prej viktimave i përkasin.

Mbetjet e nëndetëses do të përdoren gjithashtu për të analizuar shkaqet që çuan në shpërthimin tragjik. Sipas ekspertëve, një prej arsyeve mund të jetë një e çarë e vogël në sipërfaqen e “Titan”, e cila mundësoi futjen e ajrit dhe mospërballimin e presionit të lartë, ndërsa 5 personat në bordin e nëndetëses, ishin nisur drejt rrënojave të Titanikut.

Ekspertët parashikojnë gjithashtu praninë e mundshme të të dhënave elektronike jetike të ruajtura brenda instrumenteve të zhytësit, duke ndihmuar më tej në hetim.

Rikujtojmë se pesë viktimat janë themeluesi i OceanGate, krijuesi i Titan, sipërmarrësi Shahzada Dawood, djali i tij, Suleman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, dhe zhytësi Paul-Henry Nargeolet.

 

Fraksion.com