Life StyleTë fundit

Familja e saj u përgatit për më të keqen: Madonna, u dërgua me urgjencë në spital

Madonna është gjetuar pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të New York. Media amerikane shkruan se kjo ka ndodhur ditën e shtunë, mirëpo vetëm dje është bërë e ditur ngjarja.

Këngëtarja 64-vjeçare mori një infeksion të rëndë bakterial dhe u pranua në kujdesin intensiv.

Ishte një moment jashtëzakonisht i frikshëm për familjen e saj, të cilët thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares nga 24 qershori, kur u tha se ishte e infektuar nga një bakter. Vajza e saj, Lourdes Leon, 26, thuhet se ishte pranë saj gjatë gjithë kohës.

“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna. Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë, dhe ky ka qenë realiteti i situatës”- tha një mikeshë e familjes së saj.

Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, ndau në Instagram detaje:

“Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”

Në fillim të këtij viti, Madonna njoftoi se do të nisë turneun e saj “Celebration” për nder të 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore. Udhëtimi global pritej të fillonte më 15 korrik në Rogers Arena në Vankuver, por postimi i Oseary në Instagram zbuloi se ishte shtyrë për shkak të frikës shëndetësore.

 

Fraksion.com