AktualitetPolitikëTë fundit

Lajçak: Rama rol aktiv dhe konstruktiv në zgjidhjen e krizës mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama po luan një rol aktiv dhe konstruktiv në këtë krizë, sepse ai është njohës i mirë i situatës në terren, deklaroi i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Euronews Serbia.

Lajçak komentoi angazhimin e kryeministrit Edi Rama në dialogun mes palëve, i cili ka propozuar edhe ndryshimin e formatit të procesit të dialogut në një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e  marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në intervistën për Euronews Serbia, diplomati sllovak ka komentuar edhe projektstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua ka dorëzuar tashmë kancelarive evropiane.

“Më duhet të them se ai (Rama – shën. i përkth.) po luan një rol aktiv dhe konstruktiv në këtë krizë, sepse ai është njohës i mirë i situatës në terren’’, deklaroi Lajçak.

‘’Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me ​​të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje”, theksoi Lajçak.

Para disa ditëve, kryeministri Rama parashtroi një kërkesë për shkak të ngecjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai propozoi ndryshimin e formatit të procesit të dialogut, me anë të një konference nën kujdesin e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Fraksion.com