AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takim në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell

Gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Rama zhvilloi më herët sot takime edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si dhe me Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se, me Ramën diskutuan progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo do ta afrojë rajonin me BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve të BE.

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkroi Von der Leyen.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit  Europian, Charles Michel.

 

Fraksion.com