AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Bruksel, takim me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Bruksel, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit  Europian, Charles Michel.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau detaje nga takimi, teksa theksoi se, de-eskalimi i tensioneve në Kosovë është i domosdoshëm për finalizimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!”, bëri me dije Rama.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama udhëtoi dje në Bruksel, për t’u takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Fraksion.com