Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, fjalim në Kuvendin shqiptar
Kuvendi zhvillon sot një seancë të posaçme në orën 13:55. Në këtë seancë do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvend, presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka do të zhvillojë gjithashtu në orën 12:00-12:45 një takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, njofton zyra për shtyp e Kuvendit.
Gjithashtu, presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka do të zhvillojë në orën 12:50-13:20 një bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe me një grup fëmijësh në Punishten e Demokracisë të Kuvendit.
Fraksion.com