Kryeministri Rama sot në Hagë, darkë pune për përgatitjen e Samitit të NATO-s në Vilnius
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Holandës, z. Mark Rutte, do të bashkëorganizojnë një darkë pune për krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Catshuis, Hagë.
Të ftuarit do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Belgjikës dhe Norvegjisë dhe presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë.
Darka do të jetë pjesë e përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Vilnius më 11-12 korrik 2023. Diskutimet do të mbulojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë, njofton faqja zyrtare e NATO-s.
Fraksion.com