Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Himarës, e pranishme dhe ambasadorja greke
Ka nisur konstituimi i anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Himarës.
Anëtarët në këto momente po bëjnë betimin për të marrë detyrën e re.
U raportuan tensione që në nisje të mbledhjes pasi mbështetës të Fredi Belerit kërkuan të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndronin brenda vetëm ata.
Ndërkohë në mbledhje marrin pjesë i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës, si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi.
Kjo mbledhje nuk ka nisur si zakonisht, pasi kryetari i ri i zgjedhur më 14 maj, Fredi Beleri mungon, pasi ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.
Beleri, ndonëse kërkoi që të ishte prezente në mbledhje, GJKKO nuk ia pranoi kërkesën, ndërsa ai iu drejtua qytetarëve me një letër nga qelia.
Jashtë ambienteve të bashkisë ndodhen forca të shtuara policore, për të parandaluar çdo precipitim të situatës.
Fraksion.com