AktualitetTë fundit

Aksident me vdekje në aksin Milot-Rrëshen, autobusi përplas një person që lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot Rrëshen në Rrugën e Kombit.

Autobusi me targa të Kosovës ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik. Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi E. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

 

Fraksion.com