AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Kryeministri i Holandës organizojnë darkën para Samitit në Hagë; Kryeministri Rama i ftuar

Më 27 qershor 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Holandës, z. Mark Rutte, do të bashkëorganizojnë një darkë pune për krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Catshuis, Hagë.

Të ftuarit do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Belgjikës dhe Norvegjisë dhe presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë.

Darka do të jetë pjesë e përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Vilnius më 11-12 korrik 2023. Diskutimet do të mbulojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë.

Përpara darkës, z. Stoltenberg dhe z. Rutte do të kenë një takim në Hagë, së bashku me ministrat holandez të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes.

 

Fraksion.com