Life StyleTë fundit

“Nuk më eksiton”, habit Kristi: Nuk më lëviz…

Shqipja e anglishtëzuar e Kristit ka bërë që vajzat e emisionit “She’s on Top”, të shpërthejnë së qeshuri gjatë kritikave të tij për ecjen e një prej modeleve në skenë.

Përzgjedhja e gabuar e fjalëve, “nuk më eksiton, s’më lëviz fare” në vend të “nuk më jep asnjëlloj emocioni”, ka bërë që kritika e panelistit tonë të shkoj “për dreq” ndërsa studio ia ka plasur të qeshurit, ndërsa shkonin në mendje kuptimin e vërtetë të fjalës që sapo u tha.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ana vazhdon, shumë konsistente, shumë elegante. Dmth një bukuri dinjitoze dhe kjo më duhet mua këtu, kjo na duhet në përgjithësi. Duhet të përkrahim modele si Ana. Pastaj me teknikalitete dhe elemente pasarele, ajo është gjë që përmirësohet.

Kam përshtypjen se diçka që i mungon Anës është vetëbesimi, por kjo është diçka që rregullohet.

Argjira Spanca: Kam përshtypjen se Ana ndikohet edhe nga vajzat e tjera.

Kristi: Influencohet shumë, e kam vënë re.

Argjira Spanca: Influencohet goxha, kështu që duhet të punosh pak më shumë me këtë pjesën.

Kristi: Edhe Xhesiana shumë konsistente. Dmth e ka kapur këtë “cat walk-un”, pra ecjen, por nuk më eksiton as për keq as për mirë. Rri aty në mes domethënë…

Argjira Spanca: O Kristi, dëgjo duhet të bësh një përzgjedhje të fjalëve pak…

Dea Mishel: Se e përktheu nga anglishtja, dhe domethënë…

Kristi: Nuk më lëviz dmth, as…  por konsistente në atë, e ka atë vetëbesimin. Pastaj, Dona e ka pak atë kompleksin diva, por në fund të fundit pse jo. Ta këtë, ta zhvillojë, vetëm të mos ta ekzagjerojë.

Fraksion.com