“Ne të 4-t që kemi bërë seks në zyrë”, gazetari për çështjen Gjici: Jemi shoqëri pornografike
Në pjesën e dytë të rubrikës “Rrethi Katror” në E Diell, në Top Channel, u diskutua për videoskandalin seksual të Safet Gjicit.
Gazetari Milaim Zeka e sheh si më të rëndë faktin që video u publikua në masë se sa vetë aktin.
Këtu ai kritikon shoqërinë shqiptare, duke e konsideruar shoqëri pornografike.
“Më ka habitur fakti se çfarë shoqërie bizarre jemi, se çfarë shoqërie pornografike jemi. Se mediat nuk mendojnë as për familjarët e as për fëmijët e Safet Gjicit kur nxjerrin ato video. Këtu duhej ndëshkuar penalisht ajo gruaja që filmon në ambjente private si dhe të gjithë ata që e kanë publikuar.
Jemi shoqëri hipokrite, duke filluar nga ne të katërt që kemi bërë seks nëpër zyra, e deri tek çdo zyrtar i shtetit, e shumë njerëz të tjerë, e na është dukur çudi që e ka bërë edhe Safet Gjici. Të gjithë bëjnë seks ku t’i vijë mundësia, në zyrë, në avion, në livadh,” tha Milaim Zeka.
Fraksion.com