Lirimi i tre policëve të Kosovës, Orban: Dëshmi e bashkëpunimit strategjik Hungari-Serbi
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Orban shkroi në Twitter se Vuçiqi e ka njoftuar se do t’i lirojë policët.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.
Ai tha se ky vendim është “dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik” mes Hungarisë dhe Serbisë.
“E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.
Serbian President Aleksandar Vucic has just informed me that in accordance with the request made at our meeting last week, the Serbian authorities will soon release the three previously arrested Kosovo policemen from custody. We highly appreciate the step of President @avucic,…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 26, 2023
Orban i kishte kërkuar Vuçiqit që të lirohen tre policët kosovarë. Kjo çështje ishte temë diskutimi në një takim mes udhëheqjes hungareze dhe asaj serbe.
Fraksion.com