Ku janë Putin dhe Prigozhin? Presdienti rus dhe udhëheqësi i Wagner të zhdukur prej 36 orësh
Grushti i shtetit i dështuar nga Wagner tërhoqi vëmendjen e gjithë botësdrejt Rusisë gjatë fundjavës.
Megjithatë, një pyetje që tashmë e bëjnë të gjithë është ku janë Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin.
Si presidenti rus, ashtu edhe lideri i mercenarwve nuk janë parë për 36 orë, ndërsa Rusia vazhdon të tërhiqet nga rebelimi në dukje i dështuar i Grupit Wagner. Misteri rrethoi vendndodhjen e dy burrave që e sollën Rusinë në prag të luftës civile dhe ndoshta edhe kolapsit total pas një dite masakrimi të shtunën.
Por nga ana tjetër, ndërkohë që udhëheqësi i tyre nuk duket gjëkundi, mercenarët e Prigozhin ndanë një kërcënim të frikshëm “heshtje, heshtje” – duke shpërndarë një foto të komandantit të luftës që mund të sugjeronte se rebelimi i tyre nuk ka mbaruar pavarësisht “marrëveshjes” midis tyre dhe Kremlinit.
Mbrëmë vonë, kanali Telegram i lidhur me Wagner, Gray Zone postoi një foto të frikshme të Prigozhin duke mbyllur kamerën, me titullin: “Planet e duan heshtjen”
Ukraina fillimisht postoi një fushatë të përhapur me frazën “Planet e duan heshtjen” përpara se të niste kundërsulmin e saj të shumëpritur.
Gjithashtu u zbulua mbrëmë se shërbimet e inteligjencës ruse thuhet se kërcënuan familjet e ushtarëve Wagner përpara se Prigozhin të anulonte avancimin e tij.
Farksion.com